KUQEZI

REUTERS
Bulku, kapiten i kuqezinjëve
31 May, 2013 @12:21
Mesfushori Ervin Bulku pritet të bartë shiritin e kapitenit të ekipit kombëtar në mungesë të Lorik Canës, në ndeshjen e pas një-javëshme ndaj Norvegjisë.
Mesfushori shqiptar 32 vjeç që luan në ligën iraniane me skuadrën e Sepahanit do të merr përgjegjësinë e udhëheqjes së ekipit në fushë, në njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në histori të Shqipërisë.
“Fitorja ndaj Norvegjisë do të na shkrutojë kilometrat për Brazil,” ka thënë ndër të tjera Bulku në konferencën e djeshme për shtyp të kuqezinjëve.
Në rast se kapitenllëku nuk i ipet Bulkut nga trajneri italian i kombëtares, Gianni De Biasi, atëherë mediat tiranase presin që kjo përgjegjësi t’i takojë Erion Bogdanit, sulmuesit të Sienas.