CHELSEA

REUTERS
Cavani=Torres+30 milionë €
31 May, 2013 @12:45
Skuadra londineze, Chelsea, ka filluar t’i tregojë dhëmbët që tash për stinorin e ardhshëm. Pas transferimit të sulmuesit gjerman të Bayer Leverkusen-it, Andre Schurrle, të kaltërit e Londrës kanë bërë edhe një ofertë interesante për Napolin, në lidhje me sulmuesin e tyre Edinson Cavani.
Kështu, sipas La Gazzetta dello Sport, Chelsea i ka ofruar napolitanëve sulmuesin e tyre spanjoll, Fernando Torres dhe 30 milionë euro shtesë - vetëm e vetëm për të pasur në radhët e veta Matadorin, siç njihet ndryshe uruguajani Cavani.
Pasi që Napoli ka në gjirin e saj ish trajnerin e Chelseat, Rafael Benitez, edhe përafrimi i Torresit shihet si i mundshëm nga gazeta në fjalë për t’u realizuar transferi.