MARCA

REUTERS
Sanchez aksidentohet
1 June, 2013 @12:01
Sipas një njoftimi të lëshuar nga spanjollja Marca, sulmuesi kilian i Barcelonës, Alexis Sanchez, është aksidentuar rëndë duke goditur në mbrojtëset ndarëse të rrugës.
Marca, nuk ka gjetur arsyet e aksidentimit mjaft të rëndë - në dukje të automobilit - por ka kuptuar se Sanchez pa ndonjë lëndim ka dalë nga Audi R8 i tij dhe duke e lënë në një anë të rrugës ka vazhduar për në shtëpinë e tij me një shok që ka ardhur ta marrë.
Kiliani nuk e ka lajmëruar askë për këtë rast, por pasi që u njoftua policia nga një kalimtar - ata kanë vërtetuar se bëhet fjalë për Sanchezin.