Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOU

Hala Madrid!

REUTERS

Hala Madrid!


1 June, 2013 @11:40

Jose Mourinho që erdhi me shumë bujë në Real Madrid tre vite më parë, po largohet nga kryeqyteti spanjoll, jo edhe aq kryelartë siç e ka zakon. 

Por, duke ditur se sot është ndeshja e fundit e tij e stinorit me klubin madrilen, ai ka shkruar një letër përshëndetëse për të zbutur sado pak tensionet në ditën e fundit. Kjo letër është shpërndarë shumë shpejtë nëpër forumet e madrilenëve. 

“Iu dëshiroj shumë fat të gjithë madridistëve në të ardhmen. Vlerësoj përkrahjen e tifozëve të shumtë dhe respektoj kritikat e të tjerëve. Shumë, shumë fat dhe gëzim, e posaçërisht shëndet! Hala Madrid!” kishte shkruar Mourinho. 

Vetë Mourinho pas dështimit në finale të Kupës së Mbretit e quajti stinori më katastrofal i tij në karrierë, këtë të fundit në Madrid. 

Portugezi ‘i veçantë’ ka nënshkruar kontratë me Chelsean e Londrës. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga