RIVALI

REUTERS
Real takohet me Thiagon!
1 June, 2013 @12:14
Agjenti i futbollistit të Barcelonës Thiago Alcantara, Mazinho (babai i futbollistit), është takuar me krerët e Real Madridit dhe ka filluar bisedimet për një kalim të mundshëm te rivali më i madh i klubit.
Takimi ka ndodhur të enjten ka njoftuar kjo radio në emisionin e saj “Tu diras (Thuaje ti)” dhe ka bërë të ditur se kalimi do të mund të bëhet për një çmim prej 18 milionë euro.
Futbollisti premtues i Barcelonës mund të jetë një adut i fortë i kreut të Real Madridit, Florentino Perez, para zgjedhjeve presidenciale në klubin madrilen - ashtu siç pat bërë me blerjen e Luis Figos në vitin 2013 nga Barcelona.
Thiago ka pasur oferta edhe nga Premier League.