Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E KUPËS

Shtyhet finalja!

FFK

Shtyhet finalja!


1 June, 2013 @17:36

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll që ishte paraparë të luhet më 8 qershor, të shtunën që vjen në stadiumin e qytetit në Prishtinë, është shtyrë për një ditë. 

Kështu ka vendosur FFK-ja pas kërkesës së transmetuesit dhe sponsorit kryesor të Kupës së Kosovës, Digitalb, në marrëveshje me dy ekipet finaliste, Prishtinën dhe Ferizajin. 

Besohet që aryseja e vërtetë e shtyerjes të jetë ndeshja e përfaqësueses së Shqipërisë, e cila luhet të premten më 7 qershor dhe se numri më i madh i adhuruesve të futbollit do të jenë në Tiranë atë ditë dhe të nesërmen. 

Pra finalja ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajit tashmë do të luhet më 9 qershor, të dielën. Prishtina kishte mposhtur Fushë Kosovën në gjysmëfinale, derisa Ferizaji Trepçën - për të arritur në finake. 

Kupa e Kosovës prej se është nën sponsorimin e Digitalb, shpërblen fituesin me 10 mijë euro. 



FINALJA E KUPËS:

9 qershor, Prishtinë Prishtina - Ferizaji


5 FITUESIT E FUNDIT TË KUPËS:

1 2012 Trepça 89 Trepça 89 - Ferizaji 3-0
2 2011 Besa Besa - Prishtina 2-1
3 2010 Liria Liria - Vëllaznimi 2-1
4 2009 Hysi Hysi - Prishtina 2-1
5 2008 Vëllaznimi Vëllaznimi - Trepça 89 0-0 (2-0) pen.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga