BARCELONA

REUTERS/Albert Gea
Barazojnë rekordin
1 June, 2013 @20:34
Barcelona ka filluar furishëm ndeshjen e sotme. Katalonasit të udhëhequr nga dëshira për të zënë rekordin e Real Madridit prej 100 pikëve që e arriti në stinorin e kaluar, kanë shënuar tre herë brenda 15 minutave të para të ndeshjes - për të arritur qëllimin.
Ka qenë David Villa që ka hapur serinë e golave për Barcelonën, derisa kanë vazhduar Cesc Fabregas dhe Martin Montoya për të përfunduar pjesën e parë me rezultat 3-0.
Në fillim të pjesës së dytë pas pasimit të Xavi Hernandezit, ka shënuar Andres Iniesta për rezultatin 4-0, që sinjalizoi festën në fund. Derisa skuadra nga Malaga ka arritur vetëm të shënojë golin e nderit me anë të Pedro Moralesit pak më vonë.
Barcelona është kampione e Spanjës me 100 pikë.
LA LIGA, SOT:
Barcelona - Malaga | 4-1 | Villa 3', Fabregas 15', Montoya 17', Iniesta 52' - Morales 56' |