Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THE LEGENDS

Legjendat për Scholesin

Zinedine ZIdane duke e 'lodhur' Jaap Stamin/REUTERS/Phil Noble

Legjendat për Scholesin


2 June, 2013 @20:58

Ndeshja ndërmjet legjendave të Manchester United dhe Real Madrid u luajt për nder të Paul Scholes, i cili edhe figurativisht luajti ndeshjen e fundit për djajt e kuq. 

Në anën tjetër, interesim zgjoi edhe Sir Alex Ferguson që shihej se kënaqej në pension. Ai në mes të shikuesve bëhej pjesë e valeve meksikane, brohoriste për klubin e tij, e në ndërkohë jepte edhe autografe. 

Ndeshja nuk ishte edhe kushedi se çfare, pasi që ishte e ngadalshme, ku Fernando Morientes dhe Ruben De La Red shënuan në fitoren e madrilenëve prej 2-1, e Ruud Van Nistelrooy (që ka luajtur për të dy ekipet) sonte ka shënuar për Manchesterin. 

Zinedine Zidane, Luis Figo, Steve McManaman dhe dyshja vrasëse e Manchester United, Dwight Yorke e Andy Cole - ndër të tjerët kanë qenë pjesë e ndeshjes së legjendave sonte. 



TAKIMI I LEGJENDAVE:

Manchester United Legends - Real Madrid Legends 1-2 Van Nistelrooy - Morientes, De La Red

 
Të gjitha lajmet nga Premier League