LUFTA

AFP
Festa në Vigo e Sociedad
2 June, 2013 @3:29
Antoine Griezmann ia solli fitoren e madhe Real Sociedadit në La Coruna duke e mposhtur Deportivon 0-1. Në anën tjetër Alvaro Negredo me katër gola ia dha fitoren e panevojshme Sevillas për ta lënë Valencian jashtë një vendi që mund të siguronte Ligën e Kampionëve për lakuriqët.
“Jemi të kënaqur,” ka thënë Philippe Montainer, trajneri i Sociedad, që stinorin tjetër i kthehet Rennes-it në vendin e tij në Francë.
“Kjo është hera e dytë në vitet e fundit që Sociedad kualifikohet për Ligë të Kampionëve dhe ka qenë edhe njëherë trajneri françez që e ka arritë këtë,” ka thënë Montainer duke iu referuar Raynald Denoueix-së.
Sociedad përfundoi La Ligan me 66 pikë (në vendin e katërt), një më shumë se Valencia që u mposht sonte në Sevilla.
Derisa Valencia përkundër se ia nisi mirë ndeshjes me super golin e Ever Banegas, në vazhdim ata humbën kontrollin e ndeshjes. Negredo i Sevillas shënoi me gërshërë dhe nga penalltia. Valencia mbeti me dhjetë lojtarë në fushë.
Në anën tjetër fitorja e Celtas ndaj Espanyolit - i shpëtoi ata nga rënia, por vetëm në saje të fitores së Sociedadit ndaj Deportivos.
Java me emocione prej më të ndryshmeve, ka treguar edhe njëherë se Spanja në ligën e saj ka pasur futboll deri në minutën e fundit të përfundimit të stinorit dhe ka vërtetuar edhe njëherë se në fund ka fituar futbolli.