FESTA

BOROZANI/Erdis Driza
Prishtina feston titullin
2 June, 2013 @21:46
Prishtina ka shënuar fitore rutinore në ditën e festës së tyre, ndaj Trepçës 89. Me golat e shënuar nga Argjend Malaj dhe Florim Bërbatovci (shënuesi më i mirë i Superligës), prishtinasit kanë arritur të fitojnë titullin e dytë me radhë të kampionit dhe pranuan shpërblimin prej 20 mijë eurove nga kreu i FFK-së, Fadil Vokrri.
Kapiteni i kampionit, Driton Kransiqi, duke shprehur kënaqësinë për festën dhe fitoren e kampionit, ka qenë i kujdesshëm pasi që “duhet të jemi gati tani për finalen e Kupës ndaj Ferizajit,” - ka thënë Dritoni.
Vëllaznimi dhe Liria u përshëndetën nga Superliga e Kosovës, të cilët bien në Ligën e Parë. Ndërsa Liria as nuk kishte futbollistë për të udhëtuar në Pejë për ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Besës!
Ndërkaq, Kosova e Vushtrrisë do të luaj në barazh me Deçanin e Erdogan Celinës për të përcaktuar skuadrën e fundit që do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës stinorin tjetër.