INESTA

REUTERS
Neymar-Messi, dyshja perfekte
3 June, 2013 @11:24
Në konferencën për shtyp të mbajtur pak më parë në Barcelonë, Andres Iniesta, përveç mundësive të Spanjës në Kupën e Konfederatave, ka folur edhe për transferin më të ri të Barcelonës - Neymar.
“Lojtarët e mëdhenjë gjithmonë kuptohen me njëri-tjetrin. Kështu që Leo (Messi v.j.) do të jetë edhe më i mirë me Neymarin, e Neymari më i mirë me Leon,” ka thënë Iniesta.
“Kontributi i Neymarit natyrisht se do të jetë i madh për klubin. Ai ka një talent më të lartë sesa normalja dhe ka rrugë të gjatë për të kaluar me klubin e tij të ri,” ka shtuar ndër të tjera mesfushori i cili do të merr pjesë edhe me Spanjën në Kupën e Konfederatave që fillon më 15 qershor në Brazil.
Andres Iniesta ka shënuar golin e fundit për Barcelonën këtë stinor, në fitore ndaj Malagës në Camp Nou, 4-1.