PROMOVIMI

Imago/Eurosport
Edhe Livorno kthehet në Serie A
3 June, 2013 @10:45
Një goditje e fortë me kokë e Paulinhos pas krosimit të Pasquale Schiattarellas në minutën e 32-të të ndeshjes, që u shndërrua në gol ka qenë e mjaftueshme që skuadra nga regjioni i Toskanës, Livorno, të sigurojë daljen në Serie A, pas tre stinorësh.
Livorno do t’i bashkohet Sassuolos që përfundoi Serie B-në si kampion dhe Veronën që përfundoi në vendin e dytë.
Ish kampioni i Italisë, Verona, do t’i kthehet Serie A-së pas 11 viteve, derisa Sassuolo do të merr pjesë në elitën e futbollit italian për herë të parë në histori të klubit.
Këto tre skuadra do të zëvendësojnë Palermon, Sienën dhe Pescarën - të cilat nuk arritën të mbijetojnë në Serie A këtë stinor.