Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Edhe Aliti drejt Turqisë?!

Foto: Kalmar Official

Edhe Aliti drejt Turqisë?!


3 May, 2020 @18:52

E përditshmja sportive e Tiranës Panorama Sport ka bërë të ditur sot se qendërmbrojtësin e Kosovës Fidan Aliti po e kërkon ekipi turk, Besiktas.

Sipas gazetës në fjalë ekipi bardhezi nga Stambolli po e sheh i opcion ideal për repartin e mbrojtjes Alitin, që aktualisht është pjesë e ekipit suedez Kalmar.

Në rast të transferimit të Alitit te Besiktas nga Kalmari, atëherë mund të përfitfojë edhe ish ekipi i tij, Skënderbeu.

Aliti kishte kaluar për 150 mijë euro prej Skënderbeut te Kalmar, ndërsa 25% e kartonit të tij është ende në dorë të korçarëve.

E një transfer milionësh i tij drejt Turqisë, do të mbushte arkën e ish kampionit të Shqipërisë. Sipas Panorama Sportit nëse Besiktas paguan 1 milionë euro për mbrojtësin atëherë Skënderbeu fiton 250 mijë nga shitja e tij.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore