Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË TURQI

Edhe Eros Grezda në Manisa

Fotot: KFManisa/fb

Edhe Eros Grezda në Manisa


27 July, 2022 @11:54

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, pas mosarritjes së stabilizimit me Glasgow Rangers dhe rikthimit në Kroaci, tashmë ka gjetur ambient tjetër.

Ai është bërë lojtar i ri i ekipit turk, Manisa, me të cilët ka nënshkruar sot dhe mesfushori gjakovar do të mbrojë ngjyrat e klubit të kategorisë së parë turke tash e tutje.

Eros Grezda

Grezda 27-vjeç kryesisht luan në krahun e djathtë të mesfushës, ndërsa pas kthimit nga Rangers ka lëvizur brenda sezonit të fundit në Osijek, Zalgerszeg dhe Sibenik.

Vlera e tij sipas Transfermarkt llogaritet të jetë rreth 350 mijë euro. Ndërsa te Manisa ka kaluar si lojtar i lirë.

Aty ai do ta takojë edhe prizrenasin David Domgjoni, që ditë më parë u transferua te po i njëjti klub.


 
Të gjitha lajmet nga International