Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CORONAVIRUS

Edhe Fellaini me coronavirus

Edhe Fellaini me coronavirus


22 March, 2020 @9:00

Pas dyshes Paolo e Daniel Maldini, sot në mëngjes edhe një emër i njohur i futbollit botëror është raportuar të jetë infektuar me virusin corona.

Bëhet fjalë për belgun Marouane Fellaini, i cili momentalisht është pjesë e skuadrës kineze Shandong Luneng Taishan.

Ish-futbollisti i Evertonit e Manchester United bëhet i pari lojtar nga Superliga Kineze e futbollit që del pozitiv në testimet për coronavirus, përkundër faktit që në Kinë ky virus ishte shpërndarë më herët se në vendet e tjera.


 
Të gjitha lajmet nga International