Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL 3-0 LEICESTER

Edhe i “lënduar”, Liverpool tregohet i fuqishëm për Leicesterin

Foto: premierleague.com

Edhe i “lënduar”, Liverpool tregohet i fuqishëm për Leicesterin


22 November, 2020 @22:24

Përkundër se kishte mungesa të theksuara para përballjes ndaj Leicesterit në formë, Liverpool është treguar i fuqishëm për të mposhtur kundërshtarin me rezultat bindës 3-0 [Evans 21ag, Jota 41, Firmino 86].

Pos Virgil Van Dijkut të lënduar më parë, pas ndeshjev të kombëtareve Liverpool mbeti edhe pa Trent Alexander-Arnoldin, Joe Gomezin dhe Jordan Hendersonin, ndërsa edhe Mohamed Salah mungoi pasi që rezultoi pozitiv me COVID-19.

TABELA AKTUALE

Disa intervenime tejet të mira të Kasper Schmeichelit nuk zgjuan nga gjumi lojtarët mysafirë dhe shpejt Liverpool mori epërsinë përmes një autogoli të Jonny Evansit.

Më pas Diogo Jota bëri rezultatin 2-0, kurse krejt në fund edhe braziliani Roberto Firmino shënoi për të përcaktuar rezultatin përfundimtar 3-0.

Fitorja, çon Liverpoolin në vend të dytë të tabelës me pikë të njëjta me Tottenhamin lider.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League