PËR KUALIFIKIM
Edhe Kukësi gati për penalltitë
21 July, 2016 @13:15
Sonte zhvillohet përballja e kthimit të Europa Ligës, ndërmjet Kukësit dhe Austria Vienës.
Kukësianët përkundër lojës së mirë të treguar javën e kaluar në Vienë, u mposhtën 1-0 nga Austria.
Sonte ata po kërkojnë raundin e radhës në Europa Ligë, ndërsa trajneri i ekipit ka thënë se ekipi është i përgatitur për gjithçka, bile edhe për penalltitë.
“Duhet të jemi optimistë dhe të kujdesshëm për lojën tonë sot. Në çdo ndeshje ne futemi për të korrë sukses, vetëm duhet ta luajmë lojën tonë. Jemi të përgatitur për gjithçka, bile edhe për penalltitë,” ka thënë Hasan Lika, trajner i ekipit të Kukësit.
Ndeshja ndërmjet Kukësit dhe Austrias zhvillohet sonte në Elbasan Arena të Elbasanit dhe nis në ora 19e30.