GJERMANI
Trajneri i Ferencvarosit do të largohet
21 July, 2016 @12:47
Pas eliminimit nga Partizani i Tiranës mbrëmë në rrugë për Ligë të Kampionëve, trajneri gjerman i Ferencvarosit, Thomas Doll, është duke menduar të largohet nga skuadra.
Ai e ka quajtur të turpshëm eliminimin dhe ka thënë se 4-5 lojtarë të ekipit të tij thjesht nuk kanë qenë fare në fushë gjatë ndeshjes.
“Në këtë situata po mendoj seriozisht të largohem nga skuadra. Ndeshja ka qenë dështim. Jemi treguar të pafuqishëm ndaj një kundërshtari të vogël që nuk bënte asgjë përveç mbrojtjes. Në fushë kam pasur lojtarë që sikur nuk donin aspak fitoren,” ka thënë Doll, shkruan Panorama Sport sot.
Ferencavarosi u eliminua pas penalltive nga Partizani. Dy ndeshjet kishin përfunduar me rezultat identik, 1-1.