Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Edhe Leicester kërkon Muriqin

Edhe Leicester kërkon Muriqin


29 July, 2020 @15:45

Sipas njoftimeve të fundit nga mediat britanike, edhe Leicester City ka vënë në radar futbollistin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Përkundër se Leicester City në radhët e veta ka sulmuesin më të mirë të Premier Leagues, Jamie Vardy, mosha e këtij të fundit bën që skuadra e Brendan Rodgers të mendojë për sulmues shtesë.

Milliyet në versionin online të saj ka bërë të ditur se pas performancave solide të treguara nga sulmuesi i Kosovës, Muriqi 26 vjeçar, Leicester City është duke shikuar mundësinë e transsferimit të tij nga Fenerbahçeja e Superligës turke në Premiership.

Muriqi

Përndryshe Muriqi, që te Fenerbahçe arriti në verën e kaluar prej Rizesporit, ka shënuar 17 gola dhe 6 asistime në elitën e futbollit turk.

Gjithashtu, ai ka qenë ndër shënuesit më të mirë të Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian EURO 2020, duke shënuar 4 gola, prej të cilave dy ndaj reprezentacioneve më të forta të grupit, Anglisë dhe Çekisë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League