LIRIM KASTRATI
Edhe një ekip gjerman i interesuar për kosovarin
11 August, 2021 @15:21
Pas përfoljeve për Leipzigun, për Lirim Kastratin, tashmë është konfirmuar edhe një ekip tjetër i interesuar.
Fjala është për ish-ekipin e Milot Rashicës, Werder Bremen, që është duke shikuar mbulimin e sulmit, pas largimit të disa lojtarëve për shkak të rënies në Bundesliga 2.
Dinamo Zagreb ka kontratë me Kastratin deri në vitin 2025, ndërsa Werder është duke shikuar mundësinë për huazim, pa opcion blerjeje për shkak të situatës ku gjendet.
Kartoni i Kastratit vlen 2 milionë euro.