Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARIS

10 lojtarë në shitje, pasi erdhi Messi

10 lojtarë në shitje, pasi erdhi Messi


11 August, 2021 @11:05

Pas zyrtarizimit të Lionel Messit si lojtar i ri i PSG-së, ekipi tashmë është në pritje të shitjes së 10 lojtarëve të saj.

PSG, sipas L’Equipe, planifikon që të përfitojë deri në 200 milionë euro nga 10 lojtarët, emrat e të cilëve janë vendosur në listë të shitjes dhe klubi nuk llogarit te ta.

Mauro Icardi, Idrissa Gueye, Thilo Kehler, Abdou Diallo, Rafinha, Ander Herrera, Sergio Rico, Alphonse Areola, Lavyin Kurzawa dhe Pablo Sarabia, janë futbollistët që pritet të largohen nga PSG-ja këtë verë, para përfundimit të afatit kalimtar.

Krejt kjo, pasi që PSG dëshiron të ulë sadopak faturën e pagave vjetore të lojtarëve me ardhjen e argjentinasit.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1