REFEREE
Referët nga Ishujt Faroe në ndeshjen Bodo/Glimt-Prishtina
11 August, 2021 @10:58
Prishtina nesër do të takohet me skuadrën Bodo/ Glimt, në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese të rrethit të tretë në Conference League.
Referët në këtë ndeshje do të jenë nga Ishujt Faroe. Referi kryesor Kári Á Høvdanum.
Asistentët do të jenë Dan Petur Pauli Højgaard, Jan Hermansen, derisa refer i katërt Alex Troleis.
Ndeshja do të luhet nesër nga ora 18:00, ku Prishtina e ka avantazhin prej 2-1 nga ndeshja e parë.