GJILAN
Drita përshëndetet me futbollistin e saj
10 August, 2021 @17:33
Skuadra e Dritës ka bërë të ditur që futbollisti i skuadrës së saj Jamal Arago nuk do të jetë më pjesë e klubit.
Bardhekaltërit, nënkampionë aktual, kanë bërë të ditur se pas paraqitjeve të mira të lojtarit mbrojtës, ai ka pasur oferta dhe ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Azerbajxhan, duke mos bërë të ditur se te cili klub.
“Drita kishte kontratë me të edhe për një vit, por klubi vendosi të mos e pengoj lëvizjen e tij, për të realizuar hapin e madhë në karrierën e tij për të cilin çdo futbollist punon. Marrëveshja me ne ka përfunduar me pajtimin e të dyja palëve, ndërsa Arago tashmë është përshendetur me futbollistët dhe klubin,” ka bërë të ditur klubi gjilanas së fundi, lidhur me ganezin 27-vjeç.