KRAHU I KOMBËTARES
Odise Roshi në ligën e dytë turke
9 August, 2021 @15:46
Edhe një futbollist i kombëtares shqiptare përfundon në Ligën e Dytë të Turqisë, pasi që Odise Roshi, sot edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë me ekipin e Bolusporit.
Kontrata e Roshit 30-vjeç, me ekipin e Bolusë është 1-vjeçare me mundësi vazhdimi.
Me shkuarjen në Bolu, aty Roshi i bashkohet edhe dy lojtarëve tjerë të kombëtares, Gentian Selmani dhe Dejvi Bregu.