Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Chelsea para rekord-transferit

Chelsea para rekord-transferit


9 August, 2021 @13:51

Kampioni i Evropës, Chelsea, është gati të bëjë rekord transferin e klubit, pasi që ka pranuar të paguajë mbi 100 milionë euro në arkë të Interit për t’ua marrë sulmuesin belg, Romelu Lukaku.

Sky Sports ka bërë të ditur se Lukaku e ka marrëveshjen në tavolinë dhe posa ta nënshkruajë atë, brenda disa ditëve do të kryejë edhe testet mjekësore për të formalizuar marrëveshjen krejtësisht.

Kontrata që Chelsea ia ka ofruar Lukakut është 5-vjeçare. Lukaku ishte ndarë me Chelsean në vitin 2014.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League