RISI NË KRYEQYTET
Betim Halimi lë Ukrainën për Prishtinën
10 August, 2021 @13:48
Njëri ndër portierët e paktë që kanë arritur të depërtojnë nga Superliga e Kosovës në arenën ndërkombëtare, Betim Halimi, tashm është zyrtarisht lojtar i ri i Prishtinës, kampiones aktuale të Kosovës në futboll.
Bardhekaltërit kanë zyrtarizuar ardhjen e Halimit, që bëri emër te Drita disa vite më parë dhe tashmë ai ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me ekipin nga kryeqyteti i Kosovës, që ende është në gara evropiane.
“Portieri gjigant Betim Halimi (25 vjeçar) pas përvojës disa vjeçare në futbollin ndërkombëtar gjegjësisht në atë estonez dhe ukrainas, duke shënuar ngritje të madhe në cilësi dhe performancë kthehet tek kampioni aktual i Kosovës, FC Prishtina për 3 vitet e ardhshme.
Për Halimin klubi jonë i futbollit është i 5- ti në karrierën e tij futbollistike, ai ishte pjesë e këtyre skuadrave si vijon: KF Vllaznia Pozharan (2010-2016), FC Drita (2016 për 6 muaj) - (2017-2018), JK Trans Narva (2018-2019)
Olimpik Donetsk (2019-2021),” ka njoftuar Prishtina pak më parë.
Ndërsa portieri që ka dalë nga skuadra e Vllaznisë së Pozharanit para se të kalojë te Drita në deklaratën e tij dhënë për faqen zyrtare të klubit ka treguar për pritshmëritë personale të tij me ekipin e ri.
“Pritshmëritë personale, konsideroj se në aspektin personal dhe profesional janë në ngritje të vazhdueshme, me punë dhe perkushtim këto rezultate do te jenë kulminante. Pritshmëritë me klubin, fillimisht më duhet të them se të qenurit pjesë e FC Prishtinës është privilegj i veçantë por njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe sepse Prishtina është skuadër me renome në nivelin vendor dhe ndërkombëtar, kjo po dëshmohet edhe me rezultatet kulminante që i ka arritur aktualisht. Kam bindjen e plotë se edhe kontributi im nga sot e tutje do te jetë i madhe pasi ka 3,5 vite që po zhvillojë aktivitet në nivelin ndërkombëtar, me rezultate dhe paraqitje shumë të mira dhe të njëjtat rezultate ndoshta edhe më mirë shpresojë ti kem edhe me Prishtinën. Me skuadrën pres rezultate kulminante në kampionatin vendor dhe në garat ndërkombëtare,” kanë qenë fjalët e Halimit 204 centimetra të gjatë.