ZYRTARE
Edhe një largim nga City
31 August, 2016 @18:21
Vjen edhe largimi i katërt brenda dy ditëve tek Manchester City.
Pas Wilfried Bonyt, Joe Hartit dhe Samir Nasrit, radha për t’u larguar ishte e qendërmbrojtësit Eliaquim Mangala.
Edhe pse erdhi me shumë bujë dhe kushtoi më tepër se 50 milionë euro, Mangala duket se nuk bën pjesë në planet e Guardiola dhe qendërmbrojtësi është huazuar për një vit tek skuadra e Valencias, e cila e konsideron francezin si zëvendësues të Shkodran Mustafit të larguar.
Lajmi u konfirmua zyrtarisht pak çaste më parë.