Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THE SAINTS

Edhe një shkarkim trajneri në Premier League!

Edhe një shkarkim trajneri në Premier League!


7 November, 2022 @11:06

Pas Brightonit, Chelseat, Aston Villës dhe Wolvesit, tashmë edhe një skuadër e Premier Ligës ka ndërruar trajnerin! Para pak çastesh, skuadra e Southamptonit ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin e saj disa-vjeçar Ralph Hasenhüttl.

“Southampton FC konfirmon se ka ndarë rrugët me trajnerin e ekipit të parë, Ralph Hasenhüttl. Ndihmësi i ekipit të parë, Richard Kitzbichler, gjithashtu është larguar nga detyra e tij. Hasenhüttl që u emërua si trajner i Southamptonit në dhjetor të vitit 2018, largohet duke lënë gjurmë në klub, me rezultate impresive dhe ndihmë të madhe në zhvillim dhe identit të skuadrës,” ka shkruar njoftimi i klubit.

Ralph Hasenhuttl

Përndryshe, njoftimi i klubit ku në stinorin e kaluar luante me sukses si huazim sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, ka bërë të ditur se trajneri i përgjithshëm në klub, Rubén Sellés, do të merr përkohësisht rolin e zëvendësuesit të Ralph Hasenhüttlit. Austriaku 55-vjeçar drejtoi gati katër vite të plota ekipin nga St Mary’s Stadium.

Kujtojmë, Southampton në fundjavën që e lamë pas u demolua nga Newcastle United në shtëpi, duke u mposhtur 1-4! Me këtë disfatë, ekipi ra në zonën e rrezikshme, të rënies, të Premier Ligës.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League