PRISHTINA
Edhe një sulmues te Prishtina
4 December, 2014 @18:06
Altin Merlaku në pjesën e dytë të stinorit do ta vesh fanellën e Prishtinës. Sulmuesi 21 vjeçar i skuadrës nga Liga e Parë e Kosovës, Dukagjini nga Klina, është përforcimi i radhës i klubit bardhekaltër.
Merlaku është golashënuesi më i mirë në Ligën e Parë me gjithsej 13 gola të shënuara me skuadrën e Dukagjinit pas 15 xhirove të zhvilluara.
Prishtina ditë më parë kishte bërë dy goditje të mëdha duke e transferuar në skuadër dyshen e Llamkos Kosovës, Labinot Osmanin dhe Bashkim Shalën.
Merlaku ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Prishtinën.