MEDIA
Man Utd sigurohet për kërcënimet nga droni
4 December, 2014 @10:56
Manchester United ka angazhuar kompani të sigurimit, për të monitoruar bazën stërvitore të ekipit.
Njoftimin e ka bërë të ditur sot, The Sun, duke shkruar se Louis Van Gaal kërkon siguri maksimale ndaj strategjive të tij me ekipin dhe nuk dëshiron t’ia lë asnjë mundësi kundërshtarëve për kopjim të ndonjë taktike nga stërvitjet e Djajve të Kuq.
Leje për kontroll ajror
Përveç monitorimit që bëhet në zyret dhe korridoret që dërgojnë për në fushë, për të shikuar mos është ndonjë mikrokamerë e instaluar diku, kompania ka marrë edhe leje që të kontrollojë ajrin, ashtu që të mos tentohet kopjimi i stërvitjeve, me dron (fluturake që mban kamerë).
Manchester United pas startit jo të mirë të stinorit është futur në seri të fitoreve duke arritur që të shënojë katër fitore radhazi dhe tashmë Van Gaal duket se kërkon që të bëj gjithçka ashtu që të radhiten fitoret e ekipit të tij.
Në vitin 2005, një vizitor në Old Trafford kishte montuar në zhveshtoren e Manchester Unitedit një mikrokamerë, para ndeshjes me Chelsean.