TRAJNERI
Prosinecki në Azerbejxhan
3 December, 2014 @23:04
Ish ylli i futbollit kroat, Robert Prosinecki, pas viteve të kaluara në Superligën turke, ka gjetur angazhman si trajner i përfaqësueses së Azerbejxhanit.
Ish futbollisti i dikurshëm i Real Madridit dhe Barcelonës dhe futbollisti që ka fituar medalje të bronztë në Botërorin “Franca ‘98” me Kroacinë, ka zënë vendin e të larguarit, Berti Vogts.
Azerbejxhani ka nisur katastrofalisht kualifikimet për EURO 2016, duke shënuar 4 disfata në 4 takimet e para, derisa në grup kanë skuadra si Kroacia e Italia.
Prosinecki ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2018 me reprezentacionin në fjalë.