THE GUNNERS
Shpëtimtari Sanchez
3 December, 2014 @22:52
Sulmuesi kilian i ardhur verën që shkoi te Arsenali, Alexis Sanchez, përsëri është treguar si njeriu që po e mban, pothuajse, vetëm ekipin londinez lartë.
Sanchez ka vendosur ndeshjen e sontme ndaj Southamptonit me golin e vetëm të shënuar në minutën e parafundit të ndeshjes, pas një topi të marrë nga Aaron Ramsey.
Për kilianin, ky ka qenë goli i nëntë i stinorit, derisa Arsenal ka kaluar Swansea Cityn në tabelë dhe ka arritur pozitën e gjashtë, një më pak se rivali lokal West Ham United.
Kjo ka qenë fitorja e dytë me radhë e Topçinjëve në Premirship, pas dy humbjeve.