GODASIN PEJANËT
Milicaj, te Besa
3 December, 2014 @14:00
Besa e Pejës përforcohet me golashënuesin më të mirë të pjesës vjeshtore të Superligës.
Ekipi pejan që investoi shumë te lojtarët gjatë afatit kalimtar veror, nuk arriti rezultatet e dëshiruara gjatë vjeshtës dhe tashmë ia shtoi sulmit Mark Milicajn.
Përforcojnë sulmin edhe më shumë
Milicaj, që ishte njeriu kryesor i golave të Istogu dhe në përgjithësi në Superligë, me 9 gola të shënuara në pjesën vjeshtore - tashmë është prezentuar edhe zyrtarisht te klubi nga Stadiumi Shahin Haxhiislami.
Besa kishte transferuar dy sulmues me emër të Superligës gjatë verës, Kastriot Rexha (nga Prishtina) dhe Fatih Karahoda (nga Ferronikeli) - mirëpo, si duket ata kanë vendosur të jenë edhe më të rrezikshëm pranë golit të kundërshtarëve duke e marrë Milicajn, me të përfunduar pjesa vjeshtore e Superligës.
Statistikat vjeshtore të Besës
Besa ka arritur që të shënojë 20 gola në 16 ndeshje të vjeshtës, që nëse shikohet në Superligë nuk është numri i keq i golave të shënuara, pasi që ekipi me më së shumti gola të shënuara ka 23 sosh (Hajvalia).
Sidoqoftë, tashmë Istogu do të ndiej mungesën e Milicajt, që ka ditur të jetë tejet i rrezikshëm ndaj kundërshtarëve në Superligë, derisa ka realizuar edhe njërin ndër hat-trickët e rrallë në këtë stinor (ndaj Hajvalisë si mysafir).
Besa synon titullin kampion të Kosovës këtë stinor dhe ka përfunduar pjesën e parë të stinorit në pozitën e gjashtë të tabelës, me 23 pikë, 5 më pak se lideri i vjeshtës Ferronikeli.
Përndryshe, Besa është ekipi që ka pranuar më së shumti gola në stinorin vjeshtor në Superligë, 22, pas Istogut me 31.