CITY
Aguero vendos
3 December, 2014 @22:44
Sergio Aguero edhe njëherë është treguar se është njëri ndër sulmuesit më të mprehtë në botë sot.
Ai i ka ndihmuar kampionit aktual të Anglisë, që të vazhdojë ndjekjen e Chelseat në krye të tabelës, duke shënuar dy herë dhe duke asistuar njëherë në fitoren e ekipit të tij, 1-4.
Sunderland kishte marrë epërsinë 1-0 përmes Connor Wickham, por Aguero ishte kundërpërgjigjur pas vetëm dy minutave për të nisur serinë e pandalshme të Qytetarëve në Stadium of Light të Sunderlandit.
City, ka gjashtë pikë më pak se Chelsea lider pas xhiros së XIV të Premier League, derisa Sunderland tashmë bie në pozitën e 14-të të tabelës.