Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIVALËT GATI PËR KOSOVËN

Edhe Qiproja publikon ftesat për ndeshje ndaj Kosovës

Edhe Qiproja publikon ftesat për ndeshje ndaj Kosovës


16 September, 2022 @11:13

Pas Irlandës Veriore, edhe Qiproja ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e ekipit qipriot për ndeshje ndaj Kosovës.

Duelet e fundit të Ligës së Kombeve zhvillohen në fund të këtij muaji, ndërsa Kosova do të jetë mysafire e Irlandës Veriore dhe pret Qipron në ndeshjen e fundit, ndërsa do të mund të luftojë maksimalisht për vendin e dytë, pasi që vendi i parë është betonuar nga Greqia.

Më 24 shtator Kosova është në Belfast, ndërsa më 27 shtator pret Qipron në Prishtinë. E lista qipriote, është mëposhtë.

TABELA, REZULTATET dhe ORARI I NDESHJEVE

FTESAT E QIPROS, për ndeshje ndaj Kosovës:

Qipro

AEK Larnaca: Ioakeim Toumbas, Kypros Christoforou
Famagusta: Dimitris Christofi, Kostakis Artimatas, Marios Antoniadis, Pavlos Correa
APOEL Nicosia: Andreas Karo, Giorgos Efraim, Marios Ilias
Apollon Limassol: Dimitris Dimitriou, Ioannis Pittas, Charalambos Kyriakou, Valentin Roberges
Omonia Nicosia: Konstantinos Panagi, Loizos Loizou, Nikolas Panagiotou, Fotis Papoulis, Charalambos Charalambous
Como 1907 S.r.l.: Nikolas Ioannou
KV Oostende: Fanos Katelaris
Royal Charleroi S.C: Stelios Andreou
Sanfrecce Hiroshima: Pieros Sotiriou
Sporting Kansas City: Marinos Tzionis
St Mirren FC: Aleksandar Gogic
U.S. Salernitana 1919 S.r.l.: Grigoris Kastanos

Kosova kishte mposhtur Qipron në ndeshjen e parë të Grupit 2 të Ligës C të Kombeve, 0-2, ndërsa ekipi ynë pas 4 ndeshjesh ka 2 fitore e 2 humbje. Të dyja humbjet i ka nga Greqia, që është fituese e grupit që tash. Nga FFK-ja nuk ka ndonjë njoftim se kur do të shfaqet Alain Giresse para mediave për të publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve 22/23.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve