TESTET

REUTERS/Arkiv
Edhe Van Persie në Stamboll
9 July, 2015 @13:52
Ylli i Holandës, Robin Van Persie, do të bëhet lojtar i ri i Fenerbahçes së Stambollit. NTV Spor para disa minutash ka bërë të ditur se sulmuesi holandez ka hyrë në teste mjekësore në Angli, para se të udhëtojë drejt Stambollit për tu bërë lojtar i ri i nënkampionit turk.
Fenerbahçe ka goditur ditë më parë duke nënshkruar me Luis Nanin e Manchester Unitedit dhe tashmë, Van Persie po bëhet lojtari i dytë i Djajve të Kuq që do të vesh fanellën e Kanarinave.
Robin Van Persie, 31 vjeçar, u raportua se kishte udhëtuar në Stamboll, ku i kishte pëlqyer qyteti - që ka qenë sinjali më pozitiv nga ai, lidhur me kalimin te gjiganti turk.