BARÇA

REUTERS/Juan Medina
Edhe Xavi lëndohet
5 February, 2013 @10:25
Mesfushori 33 vjeçar i Barcelonës, Xavi, u largua pak para përfundimit të ndeshjes me Valencian të dielën mbrëma.
Mirëpo, raportet nga Spanja thonë se ky zëvendësim ka qenë i qëllimshëm për shkak të lëndimit të mesfushorit katalonas.
Ai tash do t’i mungojë në miqësore edhe përfaqësueses spanjolle në ndeshje ndaj Uruguajit, që do të luhet në Doha të Katarit, derisa Barcelona gjithashtu ka konfirmuar lëndimin e tij.