Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI 2-1 DRENASI

Edon Zeqiri sjell fitoren jetike, Rahoveci mbijeton

Foto: KFRahoveci1931/fb

Edon Zeqiri sjell fitoren jetike, Rahoveci mbijeton


30 April, 2022 @17:40

Skudra e Rahovecit e drejtuar nga Senad Alirifa ka arritur të mbijetojë në sezonin e parë të rikthimit të tyre në Ligë të Parë nga Liga e Dytë.

Ekipi që nisi si ekip i ri i ligës në stinorin 2021/22 ka siguruar Ligën e Parë edhe për një edicion me fitoren e sotme të shënuar ndaj rivalit direkt në luftë për mbijetesë, Rahoveci 2-1 Drenasi [Edon Zeqiri 67, 85 - Shpresim Zogu 69].

TABELA AKTUALE

Të dy golat e vreshtarëve kanë ardhur në pjesë të dytë, ndërsa të dyjat i ka shënuar sulmuesi në formë i ekipit Edon Zeqiri që shënoi së pari në minutën e 67 ndërsa në të 85-tën vulosi fatin e takimit dhe edicionit për ekipin nga stadiumi Jahja Danuza.

Në anë tjetër Drenasi që disa xhiro më parë mori si trajner Leotrim Krasniqin, ka pësuar për herë të parë me te dhe në dy xhirot e mbetura do të ketë punë tepër të vështirë për të mbijetuar.

Drenasi i shkon Besës në Pejë, para se të pres Trepcën’89 në xhiron e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë