BBC SPORT
Ekipet e PremierLigës, po shqyrtojnë mos lirimin e lojtarëve për kombëtare
23 August, 2021 @22:34
Skuadrat e Premier Ligës janë duke shqyrtuar mundësinë për mos lirimin e futbollistëve të ekipeve përkatëse për të qenë pjesë e kombëtareve përgjatë ndeshjeve kualifikuese të shtatorit.
Kjo, sipas BBC Sport, pasi që ekipet angleze nuk dëshirojnë të rrezikojnë futbollistët e tyre të jenë pjesë e mundësisë së infektimit me COVID-19, që ka të bëj veçanërisht me shtetet që janë në zonë të kuqe të infektimeve.
Karantimi në Britani të Madhe do t’i detyrojë të gjithë futbollistët që shkojnë në kualifikueset e shtatorit të jenë në izolim dhjetë ditor. E kjo do të thotë që ata dot ë mund të mungojnë në së paku një, e ndoshta edhe në dy ndeshje të Premier Ligës.
Liverpool veçse i ka dërguar letër Federatës së Egjiptit për mos lirimin e Mohamed Salah, si dhe Federatës së Brazilit për mos lirimin e treshes Fabinho, Alisson dhe Firmino, duke i kërkuar falje dhe duke i treguar arsyet e lartëcekura.
Në anën tjetër, Liverpool gjithashtu ka shkruar se është i lumtur që Salah do të luaj në Gabon, që nuk është në listë të shteteve të kuqe sikurse Egjipti!
Në anën tjetër, Brazili që ka nëntë lojtarët që luajnë në Premier Ligë do të luajë ndaj Argjentinës, Kilit dhe Perusë në kualifikimet për Botëror që zhvillohen në shtator. Të gjitha këto shtete janë në listë të kuqe të Britanisë së Madhe.
Nëse të gjitha skuadrat e Premier Ligës bashkohen në këtë vendim dhe nëse Kosova kalon në listë të kuqe të Britanisë së Madhe, atëherë edhe futbollisti më i dalluar i Kosovës Milot Rashica do të mund të mungojë në përballjet e shtatorit, ku Kosova është mysafire e Gjeorgjisë dhe pret Greqinë e Spanjën.