BAYERN
Në mëngjes, e sigurojnë edhe për 4 vite
23 August, 2021 @9:52
Bayern pak më parë ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës së futbollistit të tyre Joshua Kimmich deri në vitin 2025.
Reprezentuesi gjerman që erdhi te Bayern nga Leipzig në vitin 2015 tashmë ka 264 ndeshje dhe 30 gola të regjistruara në llogarinë e tij me bavarezët, bashkë me secilin trofe që mund të fitohet me një klub futbolli.
“Me këtë vazhdim kontrate, Bayern çon sinjale të forta si brenda ashtu edhe jashtë vendit se futbollistët tonë më të mirë do të jenë tonët dhe nuk do të lëvizin,” ka thënë ndër të tjera anëtari i bordit për sport, Hasan Salihamidzic për faqen zyrtare të klubit.