SUPERLIGA TURKE
Ozil asiston, Fenerbahçe fiton në minutat e fundit
23 August, 2021 @0:02
Skuadra e Fenerbahçes, ka regjistruar një fitore të vështirë ndaj Antalyasporit, por me vlerë të madhe.
Feneri e mposhti kundërshtarin me rezultat 2-0.
Gjatë gjithë ndeshjes edhe pse dominimi ishte te Fenerbahçe, nuk arrinte të shënonte deri në minutën e 89’.
Fitorja e Fenerbahçes erdhi zëvendësuesit. Së pari në minutën e 89’ shënoi Miha Zajc, ku asistoi 16 vjeçari Arda Guler, derisa rezultatin e vulosi Enner Valencia në minutën e 2 shtesë me asistimin e Mesut Ozilit.
Fenerbahçe pas fitores në xhiron e parë, nuk gaboi as në xhiron e dytë dhe e regjistroi fitoren e radhës.