ROMA 3-1 FIORENTINA
Dy të kuqe, Mourinho e nis me fitore
22 August, 2021 @22:49
Jose Mourinho ia ka nisur me fitore aventurës së tij romake, pasi që ekipi i tij Roma mposhti Fiorentinën 3-1 [Mkhitaryan 26, Veretout 64, 79 - Milenkovic 60].
Dy kartona të kuq u dhanë në përballje, derisa Fiorentina mbeti pa portierin Bartlomej Dragowski në minutën e 17, ndërsa Roma pa Nicolo Zaniolon në minutën e 52 të ndeshjes (dy të verdha).
Roma kishte marrë epërsinë herët, por Fiorentina barazoi në minutën e 60. Francezi Jordan Veretout ktheu ndeshjen në të mirë të romakëve, për t’ia dhënë fitoren me dy gola dallim në fund.
Marash Kumbulla nuk u fut fare në lojë nga Mourinho sonte te Roma, ndërsa debutoi nga minuta e parë anglezi Tammy Abraham, që luajti për 69 minuta dhe bëri dy asistime për ekipin e tij.