VLLAZNIA POZHARAN
Ekipi i ri i Superligës, të hënën nis përgatitjet
1 July, 2017 @16:10
Skuadra e Vllaznisë së Pozharanit, që do të debutojë në stinorin 2017/18 në Superligë, ka caktuar datën e fillimit të stërvitjeve.
Të hënën më 3 korrik, do të bëhet grumbullimi i parë i lojtarëve të ekipit në stadiumin “Ibrahim Kurteshi” në Pozharan, ku lojtarët do të dalin në ora 17:00 në stërvitjen e parë për stinorin e ri.
Vllaznia ka nisur përforcimet e saja që në qershor, ndërsa pritet të ketë edhe risi tjera në ndërkohë, derisa fillon kampionati.