KUPA E KOMBEVE
Elefantët kampionë të Afrikës!
8 February, 2015 @23:05
Portieri i Bregut të Fildishtë, Boubacar Barry, ka shënuar penalltinë e fundit dhe vendimtare për t’ia sjellë Bregut të Fildishtë titullin e Kupës së Kombeve Afrikane për herë të parë që prej vitit 1992.
Disa sekonda më parë, ai ia kishte mbrojtur penalltinë homologut të tij te ekipi rival, Razak Brimah, pasi që kishin shutuar të gjithë futbollistët në dispozicion.
Kështu Bregu i Fildishtë ka arritur të triumfojë për herë të parë pas dy finaleve të dështuara në 2006 dhe 2012, derisa do të fitojnë për herë të dytë në histori të shtetit të tyre këtë trofe.
Ndeshja pas 120 minutave përfundoi pa gola, derisa asnjë skuadër nuk rrezikoi shumë seriozisht, duke provuar më shumë nga gjysmërastet.