Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKËNDERBEU

Eliminim krenar, Europa vazhdon

LSA

Eliminim krenar, Europa vazhdon


6 August, 2013 @21:35

Nëse asgjë tjetër, Skënderbeu u ka mbajtur lekcionin e fundit klubeve tjera shqiptare, hiç Kukësin, se si luftohet për ngjyrat e ekipit. Përkundër humbjes prej 3-0 në ndeshjen e parë në Kazakistan, ata me shpresë e zemër të madhe hynë në lojë për të barazuar ndeshjen derisa një gol i pësuar pafat, ua prishi planet. 

Skënderbeu ka filluar mrekullisht në pjesën e parë të ndeshjes. As në ëndrra nuk e kishin menduar kështu. Pas nëntë minutave 1-0, ndërsa pas dy penalltive të fituara, kapiteni Blendi Shkëmbi shënon edhe dy herë për 3-0 në 30 minutat e para të ndeshjes. 

Por si duket kjo ishte e tëra që arritën të bëjnë korçarët pasi që vetëm pas 10 minutave gjithçka u shua kur sulmuesi kazak, Sergei Khizhnichenko, uli epërsinë në 3-1, e pastaj edhe kartoni i kuq i sulmuesit të Skënderbeut, Pero Pejic, në pjesën e dytë, bëri gjithçka më të vështirë. 

Sidoqoftë, Skënderbeu ka lënë gjurmë me paraqitjen e saj në Ligë të Kampionëve këtë stinor dhe bashkë me Kukësin u kanë treguar ekipeve nga Shqipëria e mesme se si duhet prezentuar vendi. 

Skënderbeu tash do të paraqitet në Play-Off të Europa League ku do të pret kundërshtarin në shortin e së premtes nga UEFA-ja. 


Video

Europa League/ Skënderbeu-Shakhter Karagandy 3-2

Golat dhe çastet nga ndeshja



 
Të gjitha lajmet nga