MERDARE

Emini, për tre pikë
25 October, 2015 @15:57
Fitore e madhe për Llapin, që e ngrit atë në vend të katërt të klasifikimit. Kapiteni i ekipit, Benjamin Emini, me golin e tij të katërt të stinorit i ka dhënë fitore të madhe llapjanëve në përballje me Besën e Pejës sot në ndeshjen e zhvilluar në Merdare.
Besa kishte 3-4 raste të mira në pjesë të parë përmes Kastriot Rexhës e Mark Milicajt, por nuk arriti të shënojë.
Në pjesë të dytë Emini kishte paralajmëruar portierin e pejanëve, Valmir Bytyçi, me një shtyllë afër minutës së 60 të takimit, ndërsa në vazhdim Llapi kishte edhe disa raste, derisa në fund kapiteni i ekipit shënoi për fitoren dhe 3 pikëshin e madh për ekipin.