OLIVIER GIROUD

Ëndrron çerekfinalen
9 December, 2015 @23:18
Menjëherë pas ndeshjes, Olivier Giroud, heroi që kualifikoi Arsenalin në 16 ekipet më të mira të stinorit në Europë, ka treguar synimet e ekipit.
“Liga e Kampionëve është një nivel më lartë sesa gjithçka tjetër. Pa qenë i fokusuar 100% këtu nuk shkon. Jemi mbrojtur mirë dhe në sulm kemi qenë të mprehtë,” ka thënë fillimisht ai për BBC Sportin.
“Ne do të shkojmë sado larg që mundemi. Asnjëherë nuk kam shijuar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me Arsenalin dhe këtë e kemi synim minimal,” ka shtuar Giroud.
Arsenal përkundër se nuk ia nisi mirë fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ka arritur që në ndeshjet e fundit të bëj gjithçka të nevojshme për t’u kualifikuar.