GRUPI H

Genti lë jashtë Valencian
9 December, 2015 @22:56
Genti belg ka arritur të shënojë fitore ndaj deri më sonte të pamposhturit Zenit St Petersburg 2-1, për të siguruar fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Belgët janë treguar befasia më e këndshme e fazës grupore të Champions League, derisa jashtë kombinimit për fazën e radhës kanë lënë emra si Valencia dhe Lyon.
Valenica, në përballjen tjetër të Grupit H, është mposhtur nga Lyoni (0-2, Cornet 37’, Lacazette 67’), ku këta të fundit regjistruar fitoren e parë të stinorit në Ligë të Kampionëve - por të pa vlerë.
Valenica bëhet pjesë e Europa Ligës, derisa Lyon përshëndetet nga garat europiane.
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT H:
1 | Zenit St Petersburg | 15 pikë | ||
2 | Gent | 10 pikë | ||
3 | Valencia | 6 pikë | ||
4 | Lyon | 4 pikë |