SUPERLIGA TURKE

Endri Çekiçi fenomenal, mohohet fitorja me autogol
23 September, 2021 @22:55
Performanca fenomenale e Endri Çekiçit, nuk mjaftoi për fitore ndaj Trabzonsporit.
Konyaspori me golat e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Çekiçi, ka barazuar 2-2 me Trabzonsporin.
Trabzoni shënoi në minutën e 2’ të ndeshjes me lojtarin Andreas Cornelius, derisa Endri e barazoi rezultatin në minutën e 20’ me një super gol.
Çekiçi shënoi edhe një gol të mirë, por bashkëlojtari i tij Amir Hadziahmetovic shënoi autogol në minutën e 76’ dhe ia mohoi fitoren skuadrës së tij.
Në këtë ndeshje 90 minuta luajti edhe lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Zymer Bytyqi, derisa Sokol Cikalleshi luajti 62’ minuta.
Konyaspori me 12 pikë gjendet në pozitën e gjashtë, kurse Trabzonspori me 13 pikë në pozitën e dytë.