BARCELONA
Enrique merr përgjegjësinë
15 August, 2015 @8:51
Athletic Bilbao ka zënë ngushtë mbrëmë Barcelonën dhe eksperimentet e Luis Enriques, për t’i demoluar 4-0 në fund, në kuadër të ndeshjes së parë të Superkupës spanjolle.
Sidoqoftë, Enrique e kishte të qartë çka i kishte bërë ekipit.
“Përgjegjësia për humbje është plotësisht e imja, pasi që i kam pushuar lojtarët. Nuk kemi pasur as tre ditë të plota për tu këndellur nga fitorja e Superkupës europiane dhe atij udhëtimi mijëra kilometërsh nga Gjeorgjia,” ka thënë trajneri i Barcelonës pas ndeshjes së mbrëmshme për mediat spanjolle.
Barcelona do të tentojë të pamundurën të hënën në Camp Nou, kur luhet ndeshja e kthimit të Superkupës spanjolle.